Sport

Çekiçi: “Kemi lojtarë të talentuar, do të kemi një ekip mjaft kompetitiv”

6 Shtator 2021, 14:18 Nga DOSJA
Çekiçi: “Kemi lojtarë të talentuar, do të

TIRANE – Mesfushori Endri Çekiçi, një prej lojtarëve të rinj të afruar së fundmi nga trajneri Edi Reja në radhët e Kombëtares kuqezi, provoi disa minuta në fitoren ndaj Hungarisë. Sot, në prag të ndeshjes ndaj San Marinos, që do të luhet të mërkurën, ai ka dalë përpara mediave, ku ka folur për takimin ndaj Hungarisë, por edhe për sfidën e radhës.

“Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Na tha trajneri dje në pushim që mos bënim të njëjtat gabime, se mund të na përsëriteshin të njëjtat gabime. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon, por edhe në botë”.

Minutat? “Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari, sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”.

Goleadë ndaj San Marinos? “Do ishte ekstra, por në fillim tri pikët kanë vlerë. Besoj se kemi ndryshuar stilin e lojës, jemi më ofensivë, do hyjmë për të shënuar,”- tha Çekiçi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport endri cekici hungarisë san marinos trajneri edi reja endri cekici hungarisë san marinos trajneri edi reja

Sondazh

Poll