Sport

E paprecendentë! Ndalohet ndeshja Brazil-Argjentinë, punonjësit e shëndetit nxjerrin 3 lojtarë nga fusha, thyen rregullat a

5 Shtator 2021, 20:09 Nga DOSJA
E paprecendentë! Ndalohet ndeshja Brazil-Argjentinë, punonjësit e

BRAZIL– Inspektorët e Shëndetit hynë në fushë dhe ndaluan ndeshjen midis Brazilit dhe Argjentinës me pretendimin se disa nga lojtarët në fushë kishin thyer rregullat e karantinës. Emi Martinez, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso, të gjithë titullarë më Argjentinën – u urdhëruan të izolohen për arsye të lidhura me Covid.

Të tre – së bashku me Emi Buendian – udhëtuan nga Anglia për të luajtur për Argjentinën, por Britania e Madhe është në listën e kuqe të Brazilit. Kështu që duhet të kalonin një periudhë në karantinë. Por pretendohet se ata kishin gënjyer për vendin nga ku ishin nisur, kështu që pasi morën verifikimin, punonjësit e shëndetësisë u hynë në fushë duke ndaluar lojën vetëm 7 minuta pasi kishte nisur. 

Lionel Messi dhe Neymar u përpoqën që t’i ndalonin por për momentin kanë dështuar. Martinez, Romero, Lo Celso dhe Buendia të gjithë do të kenë nevojë të karantinohen edhe dhjetë ditë në kthim – që do të thotë se ata do të humbasin dy ndeshjet e ardhshme Premerë League.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristian romero emi buendia emi martinez giovani lo celso ndeshja brazil-argjentine cristian romero emi buendia emi martinez giovani lo celso ndeshja brazil-argjentine

Sondazh

Poll