Bota

Mbyllet ‘Las Fallas’, festivali i famshëm pagan i rikthen gjallërinë qytetit të Valencias

6 Shtator 2021, 10:03 Nga DOSJA
Mbyllet ‘Las Fallas’, festivali i famshëm pagan i rikthen

SPANJË– Festivali i famshëm ‘Las Fallas’, i riktheu ngjyrat dhe gjallërinë qytetit spanjoll të Valencias. Natën e fundit të festivalit qytetarët shijuan një spektakël piroteknik e më pas, skulpturës gjigande të një infermiereje iu vu flaka.

Festivali 5 ditor, tradicionalisht zhvillohet në mars, por pandemia e covid-19, bëri që vitin e kaluar të anulohej. Kufizimet shëndetësore të këtij viti, u bënë shkak që festimet të mbaheshin në shtator. Pavarësisht lejimit të festimeve, masat mbrojtëse anti-covid ishin të detyrueshme dhe u respektuan.

Dita e fundit e festivalit u mbyll nga Nintos gjigandë, siç njihen kukullat spanjolle, të cilët u dogjën si pjesë e traditës për të nderuar Shën Jozefin, mbrojtësin e artizanëve. Nintos krijohen nga grupe artizanësh dhe kushtojnë qindra mijëra euro.

‘Las Fallas’ e ka origjinën nga ritet pagane dhe shënon fundin e dimrit boreal. Festivali u shpall si trashëgimi kulturore e njerëzimit nga UNESCO në vitin, 2016.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota las fallas valencia las fallas valencia

Sondazh

Poll