Bota

Skandal me vaksinimet në Greqi/ “Injektohen” 40 mijë doza në komunën me 6 mijë banorë

6 Shtator 2021, 08:29 Nga DOSJA
Skandal me vaksinimet në Greqi/ “Injektohen” 40 mijë doza

GREQI-Një skandal ka tronditur Greqinë ditën e djeshme. Protothema shkruan se në Kardhicë të Greqisë në komunën Palama, një punonjëse e qendrës mjekësore lëshoi 480 vërtetime vaksinimi pa injektuar asnjë dozë të vetme.

Pas kësaj ngjarje një tjetër skandal u zbulua po në këtë qendër mjekësore, ku u zbulua se sipas raporteve të shkruara në këtë qendër janë kryer 40 mijë vaksinime, ndërkohë që në komunë jetojnë vetëm 6000 persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fotis Seretis, do t’i paraqesë të gjitha informacionet që ka për rastinm prokurorit të Karditsa. Ai gjithashtu do të padisë dhjetëra njerëz që kishin marr certifikatë të rreme anti-Covid dhe qarkulluan duke ditur se mund të infektoheshin me virusin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni skandal me vaksinimet ne greqi skandal me vaksinimet ne greqi

Sondazh

Poll