Bota

‘Janë njohur në rrjetet sociale’/ Babai i Marigona Osmanit zbulon detaje nga jetesa e 18-vjeçares me autorin: Kur vinte n

6 Shtator 2021, 07:36 Nga DOSJA
‘Janë njohur në rrjetet sociale’/ Babai i Marigona Osmanit

KOSOVË– Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa janë njohur së bashku në rrjetet sociale. Kjo u zbulua ditën e sotme nga avokati i familjes Gazmend Rexhepit. Në një lidhje me ‘ABC e mëngjesit’ avokati tregoi se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ka qenë i ati i të ndjerës ai i cili ka treguar për avokatin dhe gazetarët se dyshja janë njohur së bashku në rrjetet sociale. Sipas babait, më vonë ata e kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai.

Dardan Krivaqa është pas hekurave pasi akuzohet se vrau Mrigona Osmanin, të cilën e dhunoi për vdekje dhe më pas e hodhi në derën e spitalit në Ferizaj. Bashkë me të është në pranga edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaqës, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krimin monstruoz që tronditi Kosovën. Rasti i Marigona Osmanit nxorri zbuluar dhe të shkuarën kriminale të Krivaqës. Ajo u gjet e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga bluzat e bardha. Ekspertiza konstatoi se 18-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje dhe kishte ndërruar jetë 24 orë para se të hidhej në dyert e spitalit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gazmend rexhepi marigona osmani gazmend rexhepi marigona osmani

Sondazh

Poll