Bota

Skandali më i madh i drogës në ushtrinë britanike, 19 persona rezultuan pozitiv pas testit për konsumim kokaine

6 Shtator 2021, 07:52 Nga DOSJA
Skandali më i madh i drogës në ushtrinë britanike, 19

ANGLI- Nëntëmbëdhjetë ushtarë në Angli rezultuan pozitivë në testin që kanë bërë për përdorim të kokainës. The Sun shkruan se  ushtarët po përballen me akuza për konsumin të lëndëve narkotike në krye të detyrës.

Sipas mediave ndërkombëtare batalioni i parë në Yorkshire ishin marrë me drogë në shtëpi si dhe në kazermat e tyre. Ushtarët që po përballen më këto akuza janë ushtarë të rangut privatë, ndërsa një prej tyre është nënkontraktor.

 “Kjo është jashtë shkallës, ajo ka dërguar valë tronditëse në Ushtri. Nëntëmbëdhjetë në një raund të testimit është një numër i madh dhe ngre pyetje shumë serioze. Para bllokimit, regjimenti po testohej çdo disa javë, por ky raund i fundit ishte i pari për një kohë mjaft të gjatë. Kjo i ka lënë shefat absolutisht të tërbuar. Këto janë gjithashtu raste individuale, mërzia është përdorur si një justifikim për përdorimin e drogës”, tha burimi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 19 ushtare ne angli konsumonin kokaine 19 ushtare ne angli konsumonin kokaine

Sondazh

Poll