Bota

Dhunuan gazetarët dhe protestuesit gjatë demonstratës për të drejtat e grave, talebanët arrestojnë 4 persona në Kabul

6 Shtator 2021, 09:11 Nga DOSJA
Dhunuan gazetarët dhe protestuesit gjatë demonstratës për

AFGANISTAN- Talebanët kanë arrestuar katër burra në Kabul, pasi këta të fundit goditën protestuest dhe gazetarët gjatë një demonstrate për të drejtat e grave në vend. The Guarduan shkruan se sipas zëdhënësit të talebanëe Zabihullah Muxhahidi.

Përpjekjet e talebanëve për të hedhur poshtë imazhin e tyre historik të brutalitetit dhe shtypjes, tashmë të dëmtuar keq nga urdhëri që të gjitha gratë përveç punonjësve të kujdesit mjekësor të qëndrojnë në shtëpi, çuan në ngritjen në protesta të shumta të grave në vend

Imazhet e fytyrës së përgjakur të një protestuesi u përhapën me shpejtësi në mediat sociale ndërkohë që protestues të tjerë thanë se luftëtarët talebanë përdorën gaz lotsjellës dhe i goditën me pjesën e pasme të pushkës. Militantët gjithashtu detyruan gazetarët e huaj që mbulonin demonstratën me armë në kokë dhe goditën të paktën një para se të linin të lirë.

“Ata ishin nga një pikë kontrolli. Ata i keqtrajtuan gratë dhe një reportere nga Al Arabiya. Policia nga departamenti i inteligjencës erdhi, e vuri situatën nën kontroll dhe i arrestoi ata (talebanët), “tha ai.

Sidoqoftë, ai refuzoi të garantojë një të drejtë proteste kur u pyet nëse gratë mund të dilnin me siguri përsëri në rrugë.

“Nuk është koha për protesta pasi kontrolli i talebanëve është i ri dhe të gjitha zyrat janë të mbyllura. Ata duhet të jenë të durueshëm dhe të presin që qeveria të krijohet, atëherë ata mund të kenë kërkesa. Ne i kërkojmë njerëzve që të mos shkaktojnë përçarje për veten dhe autoritetet,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Talebanët marrin kontrollin e plotë të Afganistanit, bie fortesa e Panjshir, forcat e Rezistëncës: Kërkojmë armëpushim

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin zabihullah muxhahidi talebanet pushtojne afganistanin zabihullah muxhahidi

Sondazh

Poll