Bota

Studimi mbi balenat, anijet turistike u shkaktojnë stres gjigandëve të detit

6 Shtator 2021, 08:00 Nga DOSJA
Studimi mbi balenat, anijet turistike u shkaktojnë stres gjigandëve

ISLANDË – Hulumtimet e fundit të studiuesve të Whale Wise zbuluan se balenat dhe kafshët e tjera të detit, përjetojnë stres nga prezenca e anijeve turistike.

Ata përdorën drone të pajisur me dy enë cilindrike transparente të cilat mbledhin pika uji nga spërkatja e balenës. Kjo gjë ndihmon në studimin e nivelit të stresit të balenave në momentin kur u afrohen anijet turisike.

Bashkëthemeluesi i Whale Wise sqaroi se në mostrat e marra nga balenat mund të shihen hormone si kortizoli, i cili lidhet me stresin. Në bazë të kësaj përcaktohet niveli i stresit fiziologjik të tyre.

Komisioni Internacional i Balenave shkroi në website-n e tyre se rregullat dhe marrja e masave menaxhuese do të minimizonte aktivitetet si soditja e balenave, duke ulur kështu nivelin e tyre të stresit.

(i.d.Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anijet turistike balena stres anijet turistike balena stres

Sondazh

Poll