Bota

Pengoi mjekët të operonin djalin e saj, arrestohet 43-vjeçarja në Greqi

6 Shtator 2021, 09:10 Nga DOSJA
Pengoi mjekët të operonin djalin e saj, arrestohet 43-vjeçarja

GREQI– Në spitalin Venizelio në Heraklion ndodhi një incident i pabesueshëm kur nëna e një 15-vjecari me probleme shendetësore nuk lejoi mjekët të kryenin punën e tyre. Kjo situatë solli në ndërhyrjen e policisë.

Djali i 43-vjecares, i cili vuante nga një problem serioz shëndetësor, duhet të kryente me patjetër operacionet e nevojshme mjekësore, por ajo i ndaloi mjekët ta bënin këtë gjë. As bashkëshorti, i cili ishte dakord, nuk mundi ta bindte për të ndryshuar mendim.

Zgjidhja erdhi menjëherë pasi mjekët njoftuan policinë dhe gruaja u arrestua, shkruajnë mediat greke. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 15 vjecari i semure greqi nena nuk lejon mjeket 15 vjecari i semure greqi nena nuk lejon mjeket

Sondazh

Poll