Bota

Arratisen përmes tunelit, ikin 6 palestinezë nga burgu në Izrael

6 Shtator 2021, 08:07 Nga DOSJA
Arratisen përmes tunelit, ikin 6 palestinezë nga burgu në Izrael

IZRAEL- Gjashtë palestinezë u arratisën nga një burg izraelit i sigurisë së lartë të hënën. Freemalasyiatoday shkruan se sipas raporteve e policisë ata janë identifikuan si anëtarë të grupeve militante. Raportet thanë se pesë nga të burgosurit i përkisnin lëvizjes Xhihadi Islamik dhe njëri ishte një ish-komandant i një grupi të armatosur të lidhur me partinë kryesore Fatah. Të burgosurit ishin shokë qelie dhe arritën të dalin nga burgu përmes gërmimit të një tuneli që dilte jashtë rrethimit.

“Gjatë natës, ne morëm një numër raportesh për figura të dyshimta në fushat bujqësore dhe nga shërbimi i burgut, të cilat zbuluan shumë shpejt se të burgosurit mungonin nga qelitë e tyre dhe se gjashtë u arratisën,” tha zëdhënësi i policisë kombëtare Eli Levy.

Raportet e mediave izraelite identifikuan një nga të burgosurit e arratisur si Zakaria Zubeidi, një ish komandant i Brigadave të Dëshmorëve Al Aqsa të Fatahut në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arratisen 6 te burgosur ne izrael zakaria zubeidi arratisen 6 te burgosur ne izrael zakaria zubeidi

Sondazh

Poll