Sport

Partizani bën goditjen e madhe në merkato, afron në mesfushë ish-futbollistin e Kombëtares

5 Shtator 2021, 19:40 Nga DOSJA
Partizani bën goditjen e madhe në merkato, afron në mesfushë

TIRANË-Ergys Kaçe është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka prezantuar mesfushorin korçar.

Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi??, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë? pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke.Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës.

PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive.

Në ekipin tonë përfaqësues?? mesfushori i njohur rregjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanelën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ergys kaçe partizani ergys kaçe partizani

Sondazh

Poll