Sport

VIDEO/ Çmenduri në ndeshjen Brazil-Argjentinë, autoritetet shëndetësore zbarkojnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

5 Shtator 2021, 19:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Çmenduri në ndeshjen Brazil-Argjentinë, autoritetet

BRAZIL-Pas gati dy muajsht nga zhgënjimi i fnales së Kupës së Amerikës, rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës rikthehet edhe një herë, por tani do të luhet për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Takimi mes dy superfuqive të Amerikës së Jugut do të zhvillohet në Arena Pernambuco në Recifi dhe jo në Maracana ku u zhvillua finalja.

Në vetë 10 minuta lojë kishte shkëndija në fushë dhe tani ka shkëndija jashtë, me sa duket sepse autoritetet shëndetësore po përpiqen të ndalojnë ndeshjen për shkak të çështjes se disa lojtarë kanë thyer rregullat anti-Covid si Emiliano Martinez, Cristian Romero, Gio Lo Celso dhe Emiliano Buendia. Ndërsa disa anëtarë të skuadrës së Argjentinës u përpoqën t’i largonin këta delegatë nga fusha dhe shpërtheu një mini zënkë.

Officials appear to have walked on to the pitch to try and detain four Argentina players accused of lying about having been in England within the last 14 days upon entering Brazil ?#BRAxARG #BRAARG #WorldCup pic.twitter.com/pTk6yj0bvF

— Noxwin (@noxwin12) September 5, 2021

Lojtarët e Argjentinës u zemëruan dhe janë larguar, ndërsa Neymar dhe shokët e tij të skuadrës braziliane janë në bisedë me zyrtarët për të provuar se çfarë po ndodh në të vërtetë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentine brazil argjentine brazil

Sondazh

Poll