Sport

“Djemtë meritojnë komplimente”, Edy Reja ka “hall” të madh… ka shumë sulmues: Broja në formac

5 Shtator 2021, 18:40 Nga DOSJA
“Djemtë meritojnë komplimente”, Edy Reja ka

ELBASAN– Shqipëria mori një fitore heroike 1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi. Një sukses i tillë ka kënaqur edhe trajnerin Edoardo Reja, i cili ka folur në mikrofonin e “Supersport”.

“Më vjen keq kur themi se kemi humbur ndaj Polonisë 4-1. Kur dëgjon rezultatin, se nuk kemi luajtur aq keq. Edhe sot kemi luajtur mirë, sidomos në pjesën e parë . Na erdhi goli pak me vonesë. Hungaria duhet të komplimentohet pasi na bëri të vuajmë shumë nga aspekti fizik dhe me topat e gjatë. Nuk është pak që të mundësh një Kombëtare që ishte në Europian.

Meritojnë shumë komplimente djemtë që kanë qenë të përqendruar në çdo moment. Në sulm duhet të jemi shumë më konkret. A do të luaj tani Broja si titullar? Kë do të fusim para tani? Cikalleshi shënon çdo ndeshje, Myrto Uzuni ka luajtur mirë. Sigurisht që Broja është super lojtar. Duhet të përmirësohet akoma pasi Kombëtarja nuk është si klub që mund të marrësh mësim, të kesh kohën e duhur. Kështu nuk është Kombëtarja që nuk të lejon asnjë gabim të vetëm“.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll