Sport

“Krenar për këtë fanellë”, Broja i jep dashuri Shqipërisë, por ngec kur pyetet për vlerësimin e Reja-s: Nuk

5 Shtator 2021, 18:26 Nga DOSJA
“Krenar për këtë fanellë”, Broja i jep dashuri

ELBASAN– Shqipëria mori një fitore heroike 1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi. Sulmuesi i Southampton foli për “Supersport” dhe tregoi emocionet e para.

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.” Theksoi Broja.

“Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin. A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”, deklaroi Broja.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport broja shqiperia broja shqiperia

Sondazh

Poll