Festë në ‘Elbasan Arena’/ Broja i dhuron Shqipërisë golin e fitores ndaj Hungarisë! Kombëtarja ngjitet në vendin e dy
5 Shtator 2021, 16:16Nga DOSJA
ELBASAN– Armando Broja ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes Shqipëri-Hungari, e duke i dhuruar Kombëtares Shqiptare 3 pikëshin e shumëkërkuar. Ndeshja e nisur që prej orës 18:00, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022, ishte në barazpeshë deri në minutën e 87-të, kur Broja finalizoi një kundërsulm të shpejtë, duke dërguar topin në rrjetë.
Shqipëria krijoi disa aksione të mira gjatë pjesës së parë ndërsa flagrant ishte rasti i shpërdoruar nga Marash Kumbulla në minutën e 33-të, ku i vetëm në shtyllën e dytë nuk arriti të shtynte topin në portën e boshatisur. Ndërkohë që shumë raste kishte dhe Hungaria, por kapiteni Ertrit Berisha u sigurua që porta e kuqezinjve të ishte e paprekur.
Biletat për ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” kanë dalë në shitje prej ditësh, ndërsa janë shitur mbi 3 mijë, shifër që ka marrë “ok” edhe pse ka kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet nuk lejuan më shumë se 30% të kapacitetit të stadiumit.
Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në vendin e 2 në grupin I me 9 pikë gjithsej, ndërkohë që Hungaria dhe Polonia kanë të dyja nga një pikë më shumë. Vendi i parë mbahet nga kombëtarja e Anglisë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN-Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë. ...
ELBASAN-Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë. ...
ELBASAN-Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë.K...
HOLANDË-Max Verstappen triumfon në Grand Prix Holandë të Formula 1 dhe merr përsëri kryesimin e renditjes. Asgjë për të bërë për Lewis Hamilton i cili ndoq...
ELBASAN– Ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë duke se po pritet me shumë emocion nga tifozat kuqezi, të cilët janë optimistë për një rezultat të mirë. Tif...
SPANJË-Presidenti i Barcelonës Joan Laporta kohët e fundit mbajti një takim intensiv me Samuel Umtitin pasi urdhëroi mbrojtësin të largohej nga klubi. Prob...
ANGLI– Cristiano Ronaldo ndodhet në Angli. Sulmuesi portugez nuk është pjesë e përfaqësueses pasi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë pjesë e nde...
ANGLI-Pavarësisht një fillimi shumë të mirë, me tri fitore në Premier League dhe arritjen në grupet e Conference League, disa probleme kanë filluar te skuadra e...