Sport

VIDEO/ Shqipëri e bukur dhe dominuese ndaj Hungarisë, Broja ndez shpresat e kuqezinjëve dhe tani jemi 9 pikë

5 Shtator 2021, 17:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqipëri e bukur dhe dominuese ndaj Hungarisë, Broja ndez

ELBASAN– Shqipëria dominon dhe fiton ndaj Hungarisë. Takimi i vlefshëm për raundin e pestë të kualifikueseve të Kupës së Botës ka përfunduar me shifrat 1-0. Një ndeshje mirë e kuqezinjëve duke dominuar në çdo aspekt të lojës. Nedim Bajarmi ishte ylli i skuadrës dhe loja që zhvilloi ishte mbreslënëse.

Mesfushori i Empolit dha sinjalin e parë në minutën e 29′, por fatkeqësisht topin përfundon jashtë. E pabesueshme çfarë humbi Marash Kumbulla në minutën e 33′. Pas ekzekutimit të këndores Gjimshiti devijon me kokë në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi i Romës, bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi.

Në pjesën e dytë Shqipëria e mbajti ritmin e lartë dhe në minutën e 86′ Armando Broja shënoi golin vendimtar të takimit.Kuqezinjtë kanë 9 pikë dhe renditen përkohësisht në vendin e dytë në Grupin I.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport broja shqiperia broja shqiperia

Sondazh

Poll