Sport

Pa Shaqirin e Xhakën ndaj Italisë, trajneri i Zvicrës paralajmëron “luftë”: Do të jemi agresivë, kemi një shans të

4 Shtator 2021, 16:31 Nga DOSJA
Pa Shaqirin e Xhakën ndaj Italisë, trajneri i Zvicrës

ZVICËR-“Ne do të luajmë kundër kampionëve të Europës, por nuk duhet t’i bëjmë kundërshtarët tanë më të fortë seç janë. Ne kemi shumë cilësi në ekip dhe pres që do të jemi shumë agresivë falë tifozëve tanë.” Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin foli në prag të ndeshjes kundër Italisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në St. Jakob-Park në Basel pritet një stadium i plotë me 31,000 spektatorë. Një fitore në shtëpi mund ta vendosë Zvicrën në një pozitë të shkëlqyer për kualifikimin direkt në Kupën e Botës. “Ne kemi një shans të mirë për të bërë një hap të madh përpara,” konfirmoi Yakin për shtypin zviceran.

Tekniku do të duhet të bëjë pa kapitenin Granit Xhaka i prekur nga Covid-19. Katër lojtarë të tjerë kryesorë si Xherdan Shaqiri, Remo Freuler, Breel Embolo dhe Mario Gavranovic gjithashtu nuk do të jenë në ndeshje. “Ne nuk mund të kompensojmë të gjitha mungesat, por ekipi do të përpiqet. Tha Yakin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia murat yakin xhaka zvicra italia murat yakin xhaka zvicra

Sondazh

Poll