Gjukanoviç del në protestë kundër ceremonisë në manastirin e Çetinjes: Do vij dhe nesër nëse plani nuk ndryshon, s’e
4 Shtator 2021, 21:01Nga DOSJA
MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka dalë gjithashtu në protestë me qytetarët e Podgoricës që kërkojnë zhvendosjen e mbajtjes së ceremonisë për inagurimin e Kreut të ri të Kishës Serbe. Përpara mediave ai ka treguar se po proteston kundër kurorëzimit të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Joanikij, në Manastirin e Cetinjes. Gjukanoviç përsëriti se kurorëzimi duhet të ndodhë diku tjetër.
“Siç e dimë, ajo kishë ka shumë tempuj në të gjithë Malin e Zi, përfshirë atë më të madhin në Podgoricë, kështu që ata mund ta bëjnë atë punë diku tjetër. Nuk mund ta bëjnë me force duke rrezikuar lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Unë mendoj se kjo është qasja e gabuar,”- tha Gjukanoviç.
Gjukanoviç shtoi më tej se do të dalë edhe nesër në protestë, nesë Kisha Ortodokse Serbe (KOS) nuk heq dorë nga ngjarja e paralajmëruar në manastirin e Cetinjes.
Sot në Podgoricë, qytetarët kanë dalë në protestë, ndërkohë që në manastirin e Cetinjes po bëheshin përgatitje për inagurimin e Kreut të Ri të Kishës Serbe, pas vdekjes së parardhësit të tij nga Covid-19. Kundërshtarët e kishës serbe kanë kërkuar që përurimi të mbahej diku tjetër, por Kisha ka refuzuar që të ndryshojë planet që kishte. Protestuesit janë përplasur me policinë. Në tubim morën pjesë gjithashtu kryeministri Zdravko Krivokapic, ministrat Milojko Spajic, Jakov Milatovic, Mladen Bojanic, Ratko Mitrovic, Aleksandar Stijovic dhe përfaqësues të Frontit Demokratik Andrija Mandic , Milan Knezevic, Slaven Radunovic, Strahinja Bulajic, udhëheqësi Prava Marko Milacic.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TURQI– Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan është filmuar teksa godet në kokë një djalë të vogël që ‘guzoi’ të priste shiritin e një përurimi para tij. Vide...
KOSOVË – Pasi inspektoriati i ka konsideruar ambientet bar kafe si të papërshtatshme për të zbatuar masat anti Covid të vendosura nga qeveria, me ndihmën e...
MALI I ZI- Një pritje solemne e Patriarkut serb Porfir u organizua sonte në Podgoricë, ndërkohë që zona jashtë manastirit ishte e rrethuar nga forca të shumta p...
MAQEDONIA E VERIUT- Përfaqësuesit e kompanisë amerikane të vaksinave, Pfizer, janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Filipçe për të diskutuar rezultate...
MALI I ZI– Ljubomir Filipovic, aktivisti dhe publicist nga Mali i Zi ka publikuar pamje nga protestat e dhunshme që po zhvillohen sot në Podgoricë. Në një posti...
KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka sqaruar lajmet se SHBA-të po kthejnë mbrapsht afganët që kanë bashkëpunuar me taleb...