Bota

Ndërroi jetë nga Covid-19 bashkë me foshnjen që kishte në bark, përcillet për në banesën e fundit 28-vjeçarja nga Koso

4 Shtator 2021, 20:53 Nga DOSJA
Ndërroi jetë nga Covid-19 bashkë me foshnjen që kishte

KOSOVË– 28-vjeçarja Liberta Selaci e cila ndërroi jetë nga Covid-19 është përcjellë për në banesën e fundit. Mediat e Kosovës shkruajnë se të resë i është dhënë lamtumira e fundit nga rrethi i ngushtë familjar.

Vetë këta të fundit kanë publikuar dhe foto nga ceremonia e mortore e Selacit nga Vushtrria.

Mjekët bënë të ditur se viktima ishte në javën e 25-të të shtatzënisë. Para Teatrit të qytetit të Vushtrrisë janë ndezur qirinj për nder të grimeres e cila vdiq si pasojë e infektimit me Covid-19. Qytetarë të shumtë kanë ndezur qiri dhe janë lutur për paqen e të ndjerës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora liberta selaci liberta selaci

Sondazh

Poll