Aktualitet

Ngatërresa me shifrat/ Artan Lame dorëzon certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa në Gjirokastër, ‘thumbon’ Opoz

4 Shtator 2021, 20:31 Nga DOSJA
Ngatërresa me shifrat/ Artan Lame dorëzon certifikatat e

GJIROKASTËR– Drejtori i Kadastrës Artan Lame ka shkuar sot në Gjirokastër, ku bashkë me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive.

Një nga një, Lame thirri emrat e banorëve të zonës, të cilëve u dorëzoi edhe certifikatat e pronësisë, por gjatë procedurës, Kreu i Kadastrës nuk nguroi të thumbonte edhe Opozitën.

“Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve. Pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani po regjistrojmë edhe shtepitë e kohës së sulltan Abdyl Hamidit,”– tha Lame duke nënkuptuar se gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha janë bërë shumë ndërtme pa leje.

Një tjetër rast ishte edhe kur Lame po bënte një llogari vitesh. Ai përmendi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kërkoi ndihmë nga banorët.

“Hë sa na del, mos ta bëjmë si Basha tani,”- tha Lame.

Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991, në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame artan lame

Sondazh

Poll