Aktualitet

Iku pa gjurmë nga shtëpia në Vlorë, 15-vjeçarja gjendet në Dibër: Jam me djalin që dashuroj, familja nuk na pranonte lid

4 Shtator 2021, 19:44 Nga DOSJA
Iku pa gjurmë nga shtëpia në Vlorë, 15-vjeçarja

DIBËR– 15-vjeçarja nga Vlora që u raportua e zhdukur një javë më parë, është gjetur në Dibër, në familjen e djalit, rreth 18 vjeç, me të cilin dhe është arratisur.

Syri.net shkruan se vajza në fjalë ka deklaruar se arsyeja përse është larguar nga familja e saj është sepse nuk e pranonin lidhjen e saj me djalin tre vite më të madh.

Madje ka pohuar edhe faktin se është larguar me dëshirën e saj pasi personin në fjalë e dashuron. Policia po vijon hetimet për rastin në fjalë, duke qenë se vajza është e mitur.

Javës që kaloi familja e denoncoi në polici zhdukjen e vajzës. Ata deklaronin se ishin mjaft të shqetësuar për zhdukjen dhe fatin e 15-vjeçres.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zhduket 15 vjecarja nga vlora zhduket 15 vjecarja nga vlora

Sondazh

Poll