Aktualitet

Vrau bashkëfshatarin se i rrahu djalin, arrestohet në shtëpinë e tij Altin Ismailisufi, i gjendet dhe arma e krimit

4 Shtator 2021, 15:46 Nga DOSJA
Vrau bashkëfshatarin se i rrahu djalin, arrestohet në

TROPOJË– Altin Ismailisufi, i cili ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin Isat Goçaj është vënë në pranga. Vetëm dy orë pasi kreu krimin e rëndë, policia e Tropojës ka bërë me dije se Ismailisufi është gjetur në shtëpinë e tij dhe është prangosur. Në banesë i është gjetur edhe arma e krimit, një pistoletë që është sekuestruar.

Njoftimi i policisë Tropojë:

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin IsmaIlisufi. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen. Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ismailisufi isat gocaj vritet isat gocaj altin ismailisufi isat gocaj vritet isat gocaj

Sondazh

Poll