Aktualitet

Mjetet e rënda shkatërrojnë urën për të marrë naftë, banorët e Patosit ankohen

4 Shtator 2021, 15:52 Nga DOSJA
Mjetet e rënda shkatërrojnë urën për të marrë

Sipas tabelës orientuese, mbi këtë urë mund të kalojnë mjete me peshë deri në 12 ton, por në të shumtën e rasteve ajo nuk respektohet. Banorët thonë se shkak për dëmtimin serioz të kësaj ure është bërë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës, të cilat kryejnë transportin e lëndëve hidrokarbure.

Lëvizja e shpeshtë e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës ka dëmtuar edhe rrugën që lidh fshatin Belinë me Marinzën. Kjo rrugë i shërben banorëve të fshatrave Belinë, Sheqishte, Marinëz, Suk, Jagovinë, Arapaj si dhe të gjithë zonës naftëmbajtëse. Megjithë dëmtimet që kanë pësuar ura dhe rruga deri tani nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tyre. Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lajm i top channel ura ne patos ne rrezik shembje lajm i top channel ura ne patos ne rrezik shembje

Sondazh

Poll