Ilir Alimehmeti u jep përgjigje të gjitha teorive konspirative: Vaksinat kundër Covid-19 nuk shkaktojnë fertilitet, gratë s
4 Shtator 2021, 17:47Nga DOSJA
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti u ka dhënë përgjigje të gjitha teorive konspirative që qarkullojnë në lidhje me vaksinat anti-Covid. I ftuar në “Kjo javë” në News 24, me gazetaren Nisida Tufa, Alimehmeti mohon në mënyrë kategorike se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve.
Sipas mjekut, nuk ka ende fakte pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë dhe duhen pritur bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të. Ilir Alimehmeti tha ndër të tjera se grave shtatzëna u jepen edhe këshilla të panevojshme, ndonjëherë për siguri.
Pjesë nga intervista:
PYETJA: Çfarë niveli IGG duhet të kemi për t’u siguruar që mos marrim vaksinën?
ALIMEHMETI: Nuk ka siguri. OBSH ka vënë prag 50. Po ta shihni ky është kriteri që mjafton. Sërish them kjo 50, jo detyrimisht e dimë çfarë është. Është vendosur me konsensus. Në mjekësi gjithmonë diku e vendosin vizën. Mund të jetë momenti kur antitrupat kanë rënë qetësi dhe më pas ngrihen lart. Ka njerëz që i bëjnë muaj për muaj analizat dhe rezulton se ka dhe ngritje.
PYETJA: A ndikon vaksina në sterilitetin e meshkujve?
ALIMEHMETI: Jo.
PYETJA: Shtatzënat, a duhet të vaksinohen?
ALIMEHMETI: Vaksina nuk shkakton fertilitet. Nuk është çështja aty. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte? Se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla, madje i ngarkojmë edhe me të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur planifikimi i shtatzënisë të shtyhet me 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani, e të shtyhet me disa muaj shtatzënia…?
Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 1 milion e 500 mijë persona. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërsa bilanci i Covid-19 sa vjen e rëndohet. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima e 984 raste të reja me koronavirus.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUKËS– Qindra qytetarë, shqiptarë të Kosovës janë bllokuar në pikën kufitare të Morinës pasi rregullat e reja për të hyrë në Kosovë e kanë vështirësuar pun...
Hamasa Zeerak u shpreh se ishte tepër e vështirë që të largohej nga vendi i saj, vendim që e cilëson si më të vështirin e jetës pasi gjithçka u përmbys b...
PËRMET – Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Përmet. M. Sh, 38 vjeç është vënë nën pranga sepse dyshohej se kultivonte kanabis dhe n...
SHQIPËRI– 2 mijë e 512 viktima, 11 mijë e 628 të sëmurë aktivë dhe 135 mijë e 961 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi ...
Sipas tabelës orientuese, mbi këtë urë mund të kalojnë mjete me peshë deri në 12 ton, por në të shumtën e rasteve ajo nuk respektohet. Banorët thonë se shkak pë...
TROPOJË– Isat Goçaj, personi që mbeti i vrarë pasditen e sotme në Tropojë mësohet se kishte dhunuar djalin e autorit të ngjarjes. Pak ditë më parë, ...
TROPOJË– Policia e Tropojës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Cerem këtë pasdite. Në njoftim bëhet me dije se n...