Aktualitet

12 km trafik! Qindra shqiptarë të Kosovës bllokohen në Morinë, duan të kthehen në shtëpi pas pushimeve, rregullat e reja

4 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA

KUKËS– Qindra qytetarë, shqiptarë të Kosovës janë bllokuar në pikën kufitare të Morinës pasi rregullat e reja për të hyrë në Kosovë e kanë vështirësuar punën në doganë. Mësohet se 12 kilometra rrugë është e mbushur me mjete me qytetarë, familjarë, gra e fëmijë që duan të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë pas pushimeve të kaluara në Shqipëri.

Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së, vërtetim vaksinimi ose dëshmi se e kanë kaluar koronavirusin. Ndryshe atyre do tu duhet të karantinohen shtatë ditë. Pikërisht kjo ngarkesë dokumentash ka bërë që për pesë ditë me radë në Morinë të krijohet një trafik dhe radhë kilometrike.

Të sfilitur nga pritja shumë udhëtarë janë detyruar të zbresin nga mjetet dhe të dalin në rrugë. Të tjerë kanë nisur që tu bien edhe borive në shenjë proteste nga pritja e gjatë. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë këto masa kufizuese, me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19 në vedn që çdo po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish dhe po infekton mijëra të tjerë.

(m.k;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rradhe kilometrike ne morine rradhe kilometrike ne morine

Sondazh

Poll