Aktualitet

2 persona në pranga, 38 vjeçari kultivonte kanabis kurse tjetri dhunonte psikologjikisht të atin

4 Shtator 2021, 16:22 Nga DOSJA
2 persona në pranga, 38 vjeçari kultivonte kanabis kurse tjetri

PËRMET – Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Përmet. M. Sh, 38 vjeç është vënë nën pranga sepse dyshohej se kultivonte kanabis dhe në shtëpi i janë gjetur lëndë narkotike kurse  S. S, 43 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij 87 vjeçar.

Materialet i kanë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme

Njoftimi I policisë vijon si më poshtë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në fshatin Senican, Këlcyrë, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike”, njofton policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi ky shtetas  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit J. S., 87 vjeç, banues në Përmet”.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne permet njoftim i policise permet arrestohen dy persona ne permet njoftim i policise permet

Sondazh

Poll