Aktualitet

Zbardhet shkaku i vrasjes në Tropojë, viktima i rrahu djalin Altin Ismailisufit, autori që punonte si zjarrfikës mori hak

4 Shtator 2021, 15:35 Nga DOSJA
Zbardhet shkaku i vrasjes në Tropojë, viktima i rrahu djalin Altin

TROPOJË– Isat Goçaj, personi që mbeti i vrarë pasditen e sotme në Tropojë mësohet se kishte dhunuar djalin e autorit të ngjarjes. Pak ditë më parë, 49-vjeçari ishte përleshur me djalin e Altin Ismailisufit dhe e kishte rrahur atë.

I riu, të cilit ende nuk i është bërë publik identiteti i është ankuar të atit që punonte dhe si zjarrfikës. Kështu, mesditën e sotme, Ismailisufi mori pushkën dhe qëlloi Goçajn, i cili mbeti i vdekur.

Pas krimit ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se është arratisur drejt Kosovës. Policia e ka shpallur në kërkim.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ismailisufi vritet isat gocaj altin ismailisufi vritet isat gocaj

Sondazh

Poll