Aktualitet

Vrasja në Tropojë, policia publikon njoftimin zyrtar

4 Shtator 2021, 15:08 Nga DOSJA
Vrasja në Tropojë, policia publikon njoftimin zyrtar

TROPOJË– Policia e Tropojës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Cerem këtë pasdite. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërsa autori është arratisur. Policia njofton se po bën krehjen e zonës.

Njoftimi i plotë i policisë Tropojë:

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem. Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ismailisufi vritet isat gocaj altin ismailisufi vritet isat gocaj

Sondazh

Poll