Bota

E KONFIRMUAR: Spanja njofton se 70 përqind e popullsisë së saj është plotësisht e vaksinuar kundër Covid

4 Shtator 2021, 15:40 Nga DOSJA
E KONFIRMUAR: Spanja njofton se 70 përqind e popullsisë së saj

SPANJË – Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Ministria spanjolle e shëndetësisë, rreth 33,376,693 persona janë vaksinuar plotësisht, ose 70.3 përqind e popullsisë.

70 përqind e popullsisë së Spanjës tani është plotësisht e  vaksinuar,” shkroi kryeministri Pedro Sanchez në Twitter ndërsa shifrat u publikuan, duke falënderuar shërbimin shëndetësor kombëtar vendor.

Në një fjalim të mëparshëm, ai tha se më shumë se 90 përqind e njerëzve mbi 40 vjeç ishin plotësisht të vaksinuar ndërsa më shumë se 70 përqind e atyre në grupmoshat 20-29 dhe 12-19 vjeç kishin marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës.

Kur fushata e vaksinimit filloi në fund të dhjetorit, qeveria tha se nëse gjithçka shkonte sipas planit, rreth 70 përqind” e popullsisë do të vaksinoheshin plotësisht deri në verën e vitit 2021.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota spanja vaksinon 70% te popullsise spanja vaksinon 70% te popullsise

Sondazh

Poll