Bota

Njihuni me gjeniun 11-vjeçar të diplomuar në Fizikë Kuantike, që synon të bëjë njerëzit të pavdekshëm

4 Shtator 2021, 13:12 Nga DOSJA
Njihuni me gjeniun 11-vjeçar të diplomuar në Fizikë

GREQI– Është diplomuar në fizikë kuantike, planifikon të bëjë njerëzit të pavdekshëm dhe është vetëm 11 vjeç.

Ky është Laurent Simons, djali 11-vjeçar, inteligjenca e të cilit është krahasuar me atë të Ajnshtajnit, megjithëse ai vetë-identifikohet me Tesla-n, pasi e sheh veten më tepër praktik, sesa teorik.

Simons mori diplomën e tij në Fizikë Kuantike nga Universiteti i Antwerp në Belgjikë ku arriti të mbyllte studimet Brenda 1.5 vitesh.

Dëshira më e madhe e gjeniut të vogël është që të bëjë të mundur pavdekshmërinë tek njerëzit. Ai mendon ta arrijë këtë gjë dukë zëvendësuar pjesët e trupit të njeriut me pjesë mekanike. Ide kjo që mund të duket si trillim shkencor, por aspak utopik për ata që përfshihen në teknologji të reja.

“Qëllimi im është të mësoj shumë gjëra nga fusha të ndryshme shkencore, në mënyrë që të bëj të mundur realizimin e dëshirës time,” u shpreh i emocionuar gjatë intervistës nga media e njohur greke.

Talenti i tij i jashtëzakonshëm ishte i dukshëm që në moshë akoma më të vogël, por kjo gjë i shqetësoi disi prindërit e tij, pasi ai nuk shoqërohej shumë me moshatarët.

Simons pritet të vazhdojë studimet në një universitet britanik dhe këtë vit do të nderohet me “Çmimin Absolut” në Sciacca Awards, një institucion i organizuar çdo vit në Vatikan për të promovuar Vullnetarizmin Kulturor, Shkencor dhe Social.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjeniu 11-vjecar laurent simons gjeniu 11-vjecar laurent simons

Sondazh

Poll