Bota

“Dua ta vendos vetë kur të vdes!” Ish-gazetarja kërkon që eutanazia të bëhet e ligjshme

4 Shtator 2021, 13:53 Nga DOSJA
“Dua ta vendos vetë kur të vdes!” Ish-gazetarja

ITALI– Ish-gazetarja 46-vjeçare, Laura Santi, e cila jeton në Perugia me bashkëshortin e saj, është dëshmi e referendumit për eutanazinë ligjore të promovuar nga Shoqata Coscioni.

Ajo ishte vetëm 25 vjec kur u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë.

“Nuk dua të vdes as sot e as nesër. Përkundrazi, nëse sëmundja ime do të mbetej në këtë fazë, nëse përparimi do të ishte i ngadalshëm, unë ju them “Po”, do të qëndroja këtu. Sepse e dua jetën dhe kam një burrë të mrekullueshëm. Por vuaj nga skleroza e shumëfishtë prej shumë vitesh dhe po përkeqësohem.

Vetëm unë e di se cfarë vuajtjesh po përjetoj. Ndaj do doja që një ditë të isha në gjendje të thoja ‘Mjaft, dua të iki larg, më ndihmo të vdes.’ Kjo është arsyeja pse unë luftoj për eutanazinë e ligjshme në Itali. Thjesht mendimi për të qenë në gjendje të zgjedh vetë kur do vdes do ma bënte dhimbjen më të lehtë.” u shpreh Santi për La Republicca.

E pyetur se kur kishte filluar të mendonte për eutanazinë, ajo tha:

“Unë kam qenë gjithmonë mbështëtëse e Shoqatës Luca Coscioni, besoj në të drejtën për të qenë në gjendje të zgjedh vetë fundin e jetës. Unë vetëm hodha hapin e parë në këtë rrugë në fillim te këtij viti, pasi sëmundja filloi të përparonte shumë shpejt.”

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota eutanazia laura santi eutanazia laura santi

Sondazh

Poll