Aktualitet

Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës, vihet në pranga 47-vjeçari në Vlorë (EMRI)

4 Shtator 2021, 09:10 Nga DOSJA
Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës, vihet në

VLORË– Një 47-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi ka dëmtuar barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë pasi donte të hapte një rrugë dytësore pa leje. Adrian Baçaj, 47 vjeç u kap në fshatin Mifol duke ndërtuar një rrugë pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vlorë. Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian bacaj adrian bacaj

Sondazh

Poll