3 vende bosh! Vakancat nga Gjykata e lartë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, për postin aplikojnë 6 magjistratë
4 Shtator 2021, 07:29Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e gjyqtarëve që kanë kandiduar për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. KLGJ njofton se kanë kandiduar gjashtë gjyqtarë, ndërsa brenda shtatë ditëve do të kryhen verifikimet e tyre dhe do të shpallen kandidaturat.
KANDIDATËT PËR KLGJ:
-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë
-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë
-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, më datë 22.07.2021, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët: -Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë; -Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë; -Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër; -Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë; -Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryej verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.
Dje ka qenë afati i fundit për të aplikuar për garën në KLGJ, e cila u hap në 22 korrik 2021, me qëllim përtëritjen që do të ndodhë në muajin dhjetor. Deri më tani, ka 3 vende vakante që pritet të zgjidhen nga 6 aplikantët që do të plotësojnë kushtet.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Dy netët e fundit janë ushtruar kontrolle për shkelje të qarkullimit rrugor në autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Policia Rrugore ka bër...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, temperat...
Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me...
ITALI– Dy hajdutë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi grabitën një banesë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë 23 dhe 30 vjeç janë futur...
TIRANË– Kryeqyteti i Shqipërisë njihet për situatën e vështirë në rrugë dhe trafikun, por sot kryqëzimet kanë qenë një kaos. Fotot e publikuara nga L...
FIER– Një person është rrëzuar në tokë në pedonalen e Fierit këtë mbrëmje. Msohet se personi në fjalë ka qenë duke ecur në pedonale dhe për arsye që ende ...
TIRANË– Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistët e laburantët do të bëjnë vaksinë me detyrim. Këtë e ka...