Goditet kultivimi i drogës në Krujë e Fushë Krujë, dy të arrestuar
4 Shtator 2021, 08:07Nga DOSJA
DURRËS- Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 2 të dyshuarit kryesorë. Në pranga kanë rënë shtetasit Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, si dhe I. L., banues në Borizanë, Krujë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në territorin e Krujës.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. I. L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e gjyqtarëve që kanë kandiduar për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. KLGJ njofton se kanë kandid...
TIRANË- Dy netët e fundit janë ushtruar kontrolle për shkelje të qarkullimit rrugor në autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Policia Rrugore ka bër...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, temperat...
Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me...
ITALI– Dy hajdutë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi grabitën një banesë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë 23 dhe 30 vjeç janë futur...
TIRANË– Kryeqyteti i Shqipërisë njihet për situatën e vështirë në rrugë dhe trafikun, por sot kryqëzimet kanë qenë një kaos. Fotot e publikuara nga L...
FIER– Një person është rrëzuar në tokë në pedonalen e Fierit këtë mbrëmje. Msohet se personi në fjalë ka qenë duke ecur në pedonale dhe për arsye që ende ...