Aktualitet

Me shpejtësi dhe të dehur në timon, Policia pezullon 29 leje drejtimi në Tiranë, gjobiten dhjetëra shoferë

4 Shtator 2021, 07:26 Nga DOSJA
Me shpejtësi dhe të dehur në timon, Policia pezullon 29 leje

TIRANË- Dy netët e fundit janë ushtruar kontrolle për shkelje të qarkullimit rrugor në autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Policia Rrugore ka bërë bilancin e kontrolleve, duke bërë me dije se janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h. Nga monitorimi po ashtu u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l, ndërkohë që që gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 29 leje drejtimi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës, monitorim të pandërprerë me radarë, dragera dhe patrulla të lëvizshme, për të parandaluar aksidentet rrugore. Monitorim me dragera në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e birrës. Gjatë dy netëve të fundit si rezultat i monitorimit me kamera në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h. Ndërsa nga monitorimi me drager u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l. Si dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 1.19 mg/l.

Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h. Dhe 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l. Janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h. Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll