Aktualitet

Fatkeqësia e 25-vjeçares në Vlorë dhe këmbana e alarmit për një Port që është kthyer në një “han pa porta̶

4 Shtator 2021, 08:50 Nga DOSJA
Fatkeqësia e 25-vjeçares në Vlorë dhe këmbana e

VLORË- Ngjarja e trishtë që ndodhi dje pasdite në Vlorë, ku humbi jetën një 25-vjeçare pasi u rrëzua nga një anije turistike, rikthen në qendër të vëmendjes problemet me menaxhimin e porteve dhe vijës bregdetare shqiptare.E reja, e paidentifikuar ende por me shtetësi italiane u rrëzua aksidentalisht nga anija “Liburna” që operon në Portin e Vlorës dhe humbi jetën pas disa frakturave në kokë.

Por si është situata në Port? Problemet që dalin në pah vetëm në raste të ngjarjeve si ajo e 3 shtatorit kthejnë në qendër të vëmendjes keqmenaxhimin e një Porti që është si një “han pa porta”.

Kushdo që ka shkuar e di se në Portin e Vlorës nuk funksionon asnjë nga hallkat e menaxhimit, që nga polici roje deri tek kapiteneria. Asnjë rregull mbi lëvizjen e turistëve në anije dhe varka nuk zbatohet.

Fjala plotësim i kapaciteteve është vetëm një tabelë e ndryshkur në hyrje të Portit. Porti ka prej vitesh që është jashtë kontrollit të autoriteteve.

Policia Kufitare nuk ka autoritet zbatues mbi kapitenerinë dhe bashkia është e vetme në detyrën e saj përballë vjeljes së taksave që Porti duhet të dorëzojë në shtet. A ka një hetim sot mbi rrethanat sesi e reja humbi jetën? Po përgjegjës a ka? A ka një kontroll të përmbushjes së kritereve për subjektet private që operojnë në port? Ndryshe nga shumica e operatorëve, vetëm anijet “Regina” i përmbushin kushtet e sigurisë dhe garantojnë një udhëtim pa kokëccarje për turistët. Po të tjerët? Kush i kontrollon?

(f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anija liburna anijet regina porti i vlores anija liburna anijet regina porti i vlores

Sondazh

Poll