Aktualitet

PËRPLASJE mes “GRUPEVE” në Itali! Shqiptarët dhe të rinjtë nga Kosova nxjerrin armët për një vajzë… 8 të plagosu

4 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
PËRPLASJE mes “GRUPEVE” në Itali! Shqiptarët dhe

ITALI– Sherr masiv mes shqiptarëve dhe të rinjve nga Kosova në mes të qytetit të Triestes në Itali! Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, e gjitha për shkak të një vajze, e cila ishte kthyer në një “mollë sherri” mes të rinjve.

Mediat italiane raportojnë se nga përplasja në mes të qytetit kanë mbetur të plagosur 8 persona, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë plumba nga “kundërshtarët”. Sherri mes tyre kishte nisur me disa dërrasa që ndodheshin pranë, që ende kanë mbetur në vendin e ngjarjes, për të përfunduar tek përdorimi i pistoletave dhe armëve të tjera të zjarrit. 

Dy nga autorët e dyshuar tashmë janë ndaluar nga Policia teksa ishin nisur me autostradë, për t’u fshehur pranë Sistianës. Ndërkohë që edhe persona të tjerë të përfshirë në sherr janë ende në kërkim. Grupet janë përplasur edhe më parë, jo më larg se në 7 korrik të këtij viti, sherr nga i cili u plagosën 4 persona. 

(k.m/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 8 te plagosur ne itali perplasje mes shqiptareve ne itali 8 te plagosur ne itali perplasje mes shqiptareve ne itali

Sondazh

Poll