Aktualitet

Plagoset me armë zjarri në këmbë ish-kryetari i PS në Vaun e Dejës, shpëton paq me plumb në këmbë: Autorët ishin me s

4 Shtator 2021, 08:45 Nga DOSJA
Plagoset me armë zjarri në këmbë ish-kryetari i PS në

SHKODËR– Plagoset me armë zjarri, ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Hubaj. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të Shkollës Pyjore, ku 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, teksa ndodhej jashtë makinës së tij. Policia ka njoftuar pas ngjarjes se 54-vjeçari ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtoi se ka nisur krehja e zonës për kapjen e autorit. Ndërkohë që pasi ka dalë nga salla e operacionit, Hubaj ka bërë me dije se nuk ka asnjë konflikt, duke shtuar se nuk i ka parë autorët pasi mbanin në kokë skafandra. 

Nuk dihet nëse Huba ka pasur konflikte të mëparshme, por paraprakisht dyshohet se pista kryesore për plagosjen e tij është ajo e drogës, pasi dyshohet se 54-vjeçari mund të ketë dhënë informacion për efektivët, të cilët kanë shkatërruar disa të mbjella kanabisi. 

Nikolin Huba ka mbajtur më parë postin e kreut të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa tani veç punës në hidrocentral, ka një post në Këshillin Bashkiak. Megjithatë ende nuk e ka shkëputur aktivitetin me PS-në, pasi tani mban detyrën e delegatit të Shkodrës. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin hubaj plagoset nikolin hubaj plagosje në shkodër shkoder nikolin hubaj plagoset nikolin hubaj plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll