Aktualitet

Hodhi kutinë me 5 kg hashash ndërkohë që 55 të tjera i kishte fshehur në hambar, arrestohet një 40-vjeçar shqiptar në I

4 Shtator 2021, 07:11 Nga DOSJA
Hodhi kutinë me 5 kg hashash ndërkohë që 55 të tjera i

ITALI– Ai po udhëtonte me makinë me pesë kilogramë hashash dhe në një kasolle kishte fshehur 55 të tjera.

Sipas Ansa, një 40-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, u arrestua për shpërndarje droge nga policia e Arezzos nv Itali.

Mbrëmë, rreth orës 21, policia përgjoi një makinë, me 40-vjeçarin pas timonit, në periferi të Arezzo në via Calamandrei nga e cila, pas njëtentative arratisje, u hodh një kuti kartoni. Pasi ndaloi automjetin, policia gjeti kutinë dhe zbuloi se ajo përmbante 50 copë hashash prej 100 gramë secila.

Pas hetimeve të mëtejshme, karabinierët kontrolluan një hambar të përdorur nga shqiptari dhe gjetën pjesën tjetër të të drogës, për një total prej 60 kilogramësh, të cilat nëse do të hidheshin në treg do të kishin vlerën e 500 mijë eurove.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll