Politike

Rikonfirmimi i Peleshit si ministër, Salianji: Ka prej dy vitesh një dosje në SPAK, si mund të vihesh në krye të Mbrojtjes

3 Shtator 2021, 14:33 Nga DOSJA
Rikonfirmimi i Peleshit si ministër, Salianji: Ka prej dy vitesh një

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partsë Demokratike e ka konsideruar të padrejtë rikonfirmin e Niko Peleshit si ministër mbrojtjeje.

Në një postim në Facebook, Salianji ka publikuar një dokument, krah të cilit shkruan se për Peleshin ka një dosje të hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për skandalin e gjetjes së pesticidit të rrezikshëm Silicon Mix që përdorej si pleh kimik kur Peleshi ishte Ministër Bujqësie.

Salianji shton se Peleshi sot duhet të ishte para drejtësisë për tu gjykuar për këtë çështje dhe jo në krye të Mbrojtjes kur ka helmuar qytetarët.

“Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin! Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin. Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix? Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës por mbrohet dhe promovohet si Ministër i Mbrojtjes. Niko Peleshi duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore,”- shkruan Salianji.

Niko Peleshi shërbeu si Ministër Bujqësie nga viti 2017 deri në vitin 2019. Në atë kohë, në qershor të vitit 2018, u denoncua se një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin salianji niko peleshi ervin salianji niko peleshi

Sondazh

Poll