Politike

Largimi i fëmijëve nga Shqipëria, Meta: Të ngrihet Komisioni hetimor

3 Shtator 2021, 11:27 Nga DOSJA
Largimi i fëmijëve nga Shqipëria, Meta: Të ngrihet Komisioni

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë të dhënat e Eurostat në lidhje me largimin e fëmijëve nga Shqipëria. Kreu i shtetit shkruan se duhet bërë ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre. Më tej në postimin e tij, presidenti shkruan se duhen gjetur arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.

POSTIMI:

Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç.Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.Të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, duke rikthyer besimin dhe garantuar mundësi dhe hapësira të reja, për t’u ndjerë plotësisht të realizuar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

Sipas të dhënave të Eurostat mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Shqipëria numëron gjithsejt në vitin 2021 rreth 656,441 fëmijë nën 18 vjeç. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se rreth 10 përqind e popullsisë së fëmijëve është larguar nga Shqipëria brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore.

(A.B)Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta largimi i femijeve nga shqiperia ilir meta largimi i femijeve nga shqiperia

Sondazh

Poll