Ku është Yuri Kim? Ambasadorja mungon, Rama batuta me zëvendësin e saj: Nuk mban kufje, di shqip, na kupton edhe kur…
3 Shtator 2021, 09:53Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka munguar sot në aktivitetin që po zhvillohet në bazën ajrore në Farkë, ku po diskutohet lidhur me menaxhimin e zjarreve gjatë muajit gusht. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk harroi që t’i dedikonte disa falenderime ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke mos i kursyer as batutat. Kësaj herë ishin për zëvendësin e Kim, diplomatit amerikan Demian Smith.
Rama “u kap” me faktin që zv.ambasadori amerikan është një njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe nuk ka asnjë nevojë për përkthim.
“Dua të falenderoj ambasadorin e BE dhe SHBA. Dua të them se ky falenderim nuk është as formal dhe as diplomatik. Nuk është falenderim për ambasadorët por përfaqësuesit e dy përfaqësuesëve të fuqive të mëdha, që për hir të të vërtetës sa herë Shqipëria ka nevojë janë më shumë sesa ambasadorë. Sot dua që edhe Luigin por edhe Yurin, që nuk është këtu. Që përfaqësohet këtu nga zv.ambasadori, që është i vetmi që nuk mban kufje se di edhe shqip. Na kupton edhe kur mendojmë se po flasim në një gjuhë që nuk e kupton,”-tha Rama.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet pas një muaji për viktimat që humbën jetën nga zjarret. Kjo u tha ditën e sotme në aktivitetin që u zhvi...
TIRANË– Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas rikonfirmimit të Bledi Çuç...
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duket se nuk i hiqet nga mendja gatishmëria e prefektit të Vlorës, Flamur Mamajt gjatë zjarreve në gjirin e Kara...
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Itali për të marrë pjesë në edicionin e XIII të Festivalit të Gazetarëve të Mesdheut, i cili po zhvillohet në Otra...
TIRANË– Aktori i njohur Mehdi Malkaj teksa ndodhej përballë SPAK së bashku me Aleancën e Teatrit për të kryer kallëzimin e 16-të ndaj prokurorit Sotir Klla...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen plenare.Këshilli vendosi ndërprerjen e caktimit e përkohshëm të Ludovik Dodaj në po...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e Ulsi Manjës në postin e ministrit të Drejtësisë, dje nga kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate ...
TIRANË– Frida Krifcës iu besua posti i Ministres për Bujqësinë. Emri i saj u tha nga kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë aj...
TIRANË– Ministrja e riemëruar në postin për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk ka dashur që të komentojë emërimet e reja për mandatin e...
TIRANË– Largimi i zv.kryeministrit Erion Braçe nga kabineti i mandatit të tretë është një nga lajmet që dha dje Asambleja e Partisë Socialiste. Anal...