Politike

Nuk i hiqet nga mendja! Pas zjarreve, Peleshi bën bilancin: Prefekti i Vlorës më ka prekur, ishte pa gjumë. Dy qytetarë vdi

3 Shtator 2021, 09:29 Nga DOSJA
Nuk i hiqet nga mendja! Pas zjarreve, Peleshi bën bilancin: Prefekti i

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duket se nuk i hiqet nga mendja gatishmëria e prefektit të Vlorës, Flamur Mamajt gjatë zjarreve në gjirin e Karaburunit. Në fjalën e tij, në aktivitetin e zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, Peleshi tha se kishin mbajtur shënime nga situata me zjarret, duke shtuar se kanë nevojë për “medituar”.

Dy qytetarë humbën jetën, dëmet do të kishin qenë të pallogarishtme nëse nuk do të kishet qenë puna e përkushtuar. Sot është momenti të japim vlerësimet për ata që spikatën. Sa herë që ka operacione të mëdha, vlerësimet nuk mund të jenë objektive. Ju lutem, vlerësimet që do të shpërndahen sot merrini si vlerësime që shpërndahen për gjithsecilin. Jam i prekur nga decocioni i ushtarëkë, pilotëve. Kam takuar modele të shkëlqyera të punonjësve të shtetit. Prefekti i Vlorës më ka prekur kur e kam parë pa gjumë në majën e Llogarasë duke punuar si ushtarët për t’i nxitur. Dëmi nuk është i vogël por më e keqja është shmangur. Kjo përballje nga ka treguar sa i domosdoshëm është modernizimi i mbrojtjes civile. Duhet të punojmë për një çasje të rë. Nuk do të bëjmë shpërndarje vlerësimesh, por duhet të bëjmë të gjithë një meditim. Jemi shumë mbrapa akoma për harmonizimin e të gjitha forcave. Na duhet të reflektojmë. Ne kemi mbajtur shënimet tona,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Zjarret gjatë vend! Rama premton rritje rroge, mesazh për gjyqtarët: Piromanët janë barbarë, të kalben në burg. Peleshi: Fond 3 mln dollarë për FA-të

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama në farkë niko peleshi edi rama në farkë niko peleshi

Sondazh

Poll