Politike

Zjarret gjatë vend! Rama premton rritje rroge ’emergjencat’, mesazh për gjyqtarët: Piromanët janë barbarë, të kalben

3 Shtator 2021, 10:17 Nga DOSJA
Zjarret gjatë vend! Rama premton rritje rroge ’emergjencat’,

TIRANË– Situata e zjarreve që vendi kaloi në muajin gusht, ka bërë që qeveria të kthejë vëmendjen nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë një aktiviteti të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës premtoi rritje të pagave, por nuk dha asnjë afat apo detaj tjetër. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, i sapokonfirmuari, Niko Peleshi përmendi alokimin e një fondi prej 3 milionë dollarësh për FA-të në vend. 

Për operacionin e shuarjes së zjarreve kryeministri Edi Rama ka falënderuar ambasadorët e huaj në Shqipëri, veçanërisht ambasadoren e SHBA dhe Bashkimit Europian në Tiranë Yuri Kim dhe Luigi Sorecën. Nga baza ajrore në Farkë, kryeministri Edi Rama ka lëshuar edhe një mesazh për të gjithë gjyqtarët duke kërkuar që të japin ndëshkime shembullore, duke i cilësuar si barbarë që meritojnë të kalben në burg. 


Kryesisht gjatë muajit gusht në vendin tonë shpërthyen 389 vatra zjarri, ku më masivi ishte në gadishullin e e Karaburunit duke shkrumbuar 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Si pasojë e zjarrit në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër u shkaktuan edhe dy viktima, burrë e grua, të cilët ishin duke u përpjekur të fiknin flakët që i përshkruan shtëpinë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama në farkë niko peleshi zjarret ne shqiperi edi rama edi rama në farkë niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll