Politike

Rama shkon në Itali për tragjedinë e Otrantos: Dita e përkujtimit, mirënjohjes e vëllazërisë

3 Shtator 2021, 08:56 Nga DOSJA
Rama shkon në Itali për tragjedinë e Otrantos: Dita e

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Itali për të marrë pjesë në edicionin e XIII të Festivalit të Gazetarëve të Mesdheut, i cili po zhvillohet në Otranto të Italisë. Në eventin ku do të marrë pjesë, Rama do të shoqërohet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Vetë Kreu i Qeverisë ka postuar një foto, ku shihet se sa ka zbritur nga avioni. “Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare,”– shkruan Rama krah fotos.

Ky festival do të shërbejë edhe si një përkujtimore e viktimave shqiptare të tragjedisë së Otrantos, e ndodhur më 28 Mars 1997.

Në këtë datë, 24 vite më parë, anija shqiptare “Kateri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”.

Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që edhe sot ende nuk janë gjetur 24 trupa. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, për t’u vendosur në portin e Brindisit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne otranto 2021 edi rama edi rama ne otranto 2021

Sondazh

Poll