Politike

Rama premton rritje rrogash për emergjencat civile, nuk zbulon shifrat! Peleshi: Do dhurohen 3 milionë dollarë për to, do ku

3 Shtator 2021, 10:01 Nga DOSJA
Rama premton rritje rrogash për emergjencat civile, nuk zbulon shifrat!

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se do të dhurohen 3 milionë dollarë për forcat e armatosura të cilat kanë qënë të angazhuara në operacionin për shurjen e zjarreve. Kjo u tha ditën e sotme në aktivitetin që u zhvillua, në bazën ajrore në Farkë, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. Peleshi tha se do të kujdeset që kjo shumë të vijojë të jetë e qëndrueshme në të ardhmen.


‘Për një vlerësim akoma më të mirë, do i pajisim me mjete fizike por dhe me shpërblim akoma dhe me të mirë forcave. Unë dua të falenderoj kryeministrin që po mbështet propozimet e ardhshme. E them në mënyrë simbolike një fond 3 milionë dollarë për forcat e armatosura që janë angazhuar në këtë operacion. Është një shumë jo e vogël, unë angazhohem që në të ardhmen të jetë një shumë e qëndrueshme.’

Mirëpo po ashtu kryeministri Edi Rama tha nga i njëjti aktivitet se do të ketë rritje rrogash për forcat e armatosura dhe për emergjencat civile, duke mos dhënë një shifër të caktuar.

Ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën, që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme, sepse nuk është e mjaftueshme askund, kur cilido që i përket këtyre trupave përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por si gjithmonë një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por për të ndjerë vlerësimin për punën që bën.‘ tha Rama.

Nuk dihet se sa do t’ju rritet rroga forcave të armatosura mirëpo tani për tani në duar do të kenë shërblimin…

LAJMI KRYESOR: Zjarret gjatë vend! Rama premton rritje rroge, mesazh për gjyqtarët: Piromanët janë barbarë, të kalben në burg. Peleshi: Fond 3 mln dollarë për FA-të

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama në farkë niko peleshi edi rama në farkë niko peleshi

Sondazh

Poll