Politike

Çifti i të moshuarve ndërroi jetë 1 muaj më parë nga zjarret, Rama ‘kujtohet’ sot: Ngushëllime

3 Shtator 2021, 09:45 Nga DOSJA
Çifti i të moshuarve ndërroi jetë 1 muaj më parë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet pas një muaji për viktimat që humbën jetën nga zjarret. Kjo u tha ditën e sotme në aktivitetin që u zhvillua, në bazën ajrore në Farkë, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. Rama tha se ishte një muaj zjarresh që përfshiu botën e më pas na preku dhe ne.

Italia, Greqia dhe Turqia sipas Ramës e kishin të pamundur që të jepnin ndihmën e tyre për shuarjen e zjarreve.


DEKLARATA:

Dua t’i shpreh ngushëllimet edhe publikisht atyrë që humbën jetën për shkak të zjarrit. Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe respektin, të gjithë vlerësimin e mundshëm të gjithë atyre që u angazhuan dhe manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice. Ajo që mbetet sot është fuqia e shembullit dhe nevoja për të modernizuar mbrojtjen civile, proces që duhet vazhduar deri në fund. Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botën dhe për t’u afruar tek ne realisht vuri në një pozitë të vështirë si rrallëherë më parë vende të afërta. Për herë të parë, të paktën për aq sa mbaj mend, nuk kishin mundësi që të jepnin ndihmë. Por kërkonin ndihmë. Kam parasysh Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Janë vende me eksperiencë të madhe, por e kishin të pamundur. Ky është një nga shembujt të rëndësisë së madhe që ka BE për jetën tonë. Jo vetëm për standarde por edhe aspektet jetësore. Dua të falenderoj ambasadorin e BE dhe SHBA. Dua të them se ky falenderim nuk është as formal dhe as diplomatik. Nuk është falenderim për ambasadorët por përfaqësuesit e dy përfaqësuesëve të fuqive të mëdha, që për hir të të vërtetës sa herë Shqipëria ka nevojë janë më shumë sesa ambasadorë. sot dua që edhe Luigin por edhe Yurin, që nuk është këtu. Që përfaqësohet këtu nga zv.ambasadori, që është i vetmi që nuk mban kufje se di edhe shqip.Na kupton edhe kur mendojmë se po flasim në një gjuhë që nuk e kupton.

Me 3 gusht u shënua viktima e parë nga zjarret në vend. I pari ishte Andrea Haxhiaj në Gjirokastër e pas 8 ditësh bashkëshortja e tij.

Zjarret gjatë vend! Rama premton rritje rroge, mesazh për gjyqtarët: Piromanët janë barbarë, të kalben në burg. Peleshi: Fond 3 mln dollarë për FA-të

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andrea haxhiaj edi rama në farkë andrea haxhiaj edi rama në farkë

Sondazh

Poll