Mbledhja e Këshillit të Lartë i Prokurorisë! Caktohet Elvin Gokaj prokuror në Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërpritet
3 Shtator 2021, 08:23Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen plenare.
Këshilli vendosi ndërprerjen e caktimit e përkohshëm të Ludovik Dodaj në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Me anë të shkresës drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë me datë 01.09.2021, Dodaj kërkoi ndërprerjen e mandatit si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për shkak të kandidimit për pozicionin e anëtarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Këshilli vendosi me votë unanime caktimin e përkohshëm të Elvin Gokaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, nga data 03.09.2021 – 02.12.2021.
NJOFTIMI:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 03.09.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen e caktimit e përkohshëm të z. Ludovik Dodaj në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Me anë të shkresës drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë me datë 01.09.2021, zoti Dodaj kërkoi ndërprerjen e mandatit si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për shkak të kandidimit për pozicionin e anëtarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.Referuar nenit 105, pika 2/b të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku përcaktohen kushtet që duhet të plotësojë kandidati për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në kohën e kandidimit, kandidatët nuk duhet të jenë drejtuesë të një zyre prokurorie ose anëtarë të organeve drejtuese të grupeve të interesit, të tilla si shoqata prokurorësh, sindikata prokurorësh etj.Gjithashtu, Këshilli vendosi me votë unanime caktimin e përkohshëm të z. Elvin Gokaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, nga data 03.09.2021 – 02.12.2021.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e Ulsi Manjës në postin e ministrit të Drejtësisë, dje nga kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate ...
TIRANË– Frida Krifcës iu besua posti i Ministres për Bujqësinë. Emri i saj u tha nga kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë aj...
TIRANË– Ministrja e riemëruar në postin për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk ka dashur që të komentojë emërimet e reja për mandatin e...
TIRANË– Largimi i zv.kryeministrit Erion Braçe nga kabineti i mandatit të tretë është një nga lajmet që dha dje Asambleja e Partisë Socialiste. Anal...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, Blendi Fevziu tha se televizioni Klan ka në plan që të punësojë 20 afganë si gazetarë operatorë. Kryemin...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ka mosdakordësi konceptuale për Ballkanin e Hapur.I ftuar në emisionin Opini...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kapaciteti i Shqipërisë është që të presë deri në 4 mijë emigrant afganë. I ftuar në “Opinion”, i pyet...
TIRANË- Ndërsa ka folur lidhur me iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe raportin me qeverinë e Kosovës, Kryeministri Edi Rama tha se Kosova ka hyrë në një c...
TIRANË- Kryministri Edi Rama është shprehur se mosdakordësinë e ka me Kryeministrin e Kosovës dhe jo me Albin Kurtin, me të cilin tha se takohet normalisht...