Politike

Emërimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, PD: Mbarë bota ia njeh krimet, cënon besimin tek institucionet

3 Shtator 2021, 08:21 Nga DOSJA
Emërimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, PD: Mbarë

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e Ulsi Manjës në postin e ministrit të Drejtësisë, dje nga kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate të lëshuar nga deputeti i zgjedhur në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, selia blu ka kritikuar lëvizjen e Ramës, duke rikujtuar përgjimet e dosjes “184”.

Ndër të tjera, Alibeaj shkruan se caktimi në krye të drejtësisë së një prej personave që sipas tyre është simbol i pandëshkueshmërisë, është një shembull negativ që cënon besimin tek institucionet.

Cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve,”-shkruan Alibeaj.

Ulsi Manja, deputet në zonën e Dibrës gjatë përgjimeve të dosjes “184” u shfaq duke folur në celular me drejtorin e Policisë në Dibër, Robert Agon. Pikërisht edhe PD i referohet këtij fragmenti, të bisedës. 

Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .
Ulsi Manja: Ku mer ?
Robert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam .
Ulsi Manja:Ne themi për të shkosh për ma lart mër burrë.

 

Dje, Rama vendosi që të largonte Etilda Gjonajn nga posti në krye të drejtësisë shqiptare, duke e zëvendësuar me Manjën. Sipas të dhënave që publikoi gazetari Muhamed Veliu, Manja ishte një nga tre emrat që u dërgua për “ok” edhe në rrugën e Elbasanit, më konkretisht në Ambasadën Amerikane.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj kabineti rama 3 pd per ulsi manjen ulsi manja minister drejtesie enkelejd alibeaj kabineti rama 3 pd per ulsi manjen ulsi manja minister drejtesie

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 20:53

TIRANË- Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.Kryeministri Edi Rama, i ftuar ...