Politike

VËZHGIMI/ Ministret e Ramës nisin “luftën” për popullaritet! Çfarë ndodhi brenda pak orëve me ‘Facebook’ e Frida

3 Shtator 2021, 07:00 Nga DOSJA

TIRANË– Frida Krifcës iu besua posti i Ministres për Bujqësinë. Emri i saj u tha nga kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë ajo mban postin e ministres dhe do duhet që të jetë më e pranishme në jetën politike duke lënë pas edhe postin si shefe e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Para se të emërohej në postin e ministres, ajo kishte 2 400 pëlqime në rrjetin social të Facebook. Pas emërimit, Krifca numëroi mbi 5 mijë ndërsa mëngjesin e sotëm mbi 6 mijë pëlqime. Mesa duket, mediat, gazetarët, por edhe qytetarët e thjeshtë janë të interesuar lidhur me njoftimet që ajo ka për të bërë në detyrën e re. 

 

ÇFARË NDODHI DJE?

Kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike frida krifca frida krifca

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 20:53

TIRANË- Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.Kryeministri Edi Rama, i ftuar ...